Kërcënohet me jetë Kryeprokurori i Prizrenit

Në reagimin zyrtar, Prokuroria e Shtetit thekson se akte të tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe nuk do të tolerohen.

18.04.2026. 09:27

Kërcënohet me jetë Kryeprokurori i Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është kërcënuar me jetë të premten nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, kërcënimi është drejtuar ndaj Kryeziut në kuadër të detyrës së tij zyrtare, ndërsa rasti është dënuar ashpër nga institucionet përgjegjëse.

Në reagimin zyrtar, Prokuroria e Shtetit thekson se akte të tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe nuk do të tolerohen.

“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore. Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në njoftim.

Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndjekjen penale të personit të dyshuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)