Burgu i Peqinit kalon “në sitë”, kontrolle blic nëpër qeli

Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërhyrë në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme.

18.04.2026. 11:02

Burgu i Peqinit kalon “në sitë”, kontrolle blic nëpër qeli

Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku së fundmi janë transferuar disa emra të njohur të botës së krimit.

Sipas burimeve jozyrtare, aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të ri të Burgjeve, Adriatik Kupi. Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërhyrë në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete dhe një numër i konsiderueshëm efektivësh, çka tregon për përmasat dhe seriozitetin e ndërhyrjes.

Aktualisht, kontrollet vijojnë në disa qeli brenda burgut, por deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)