Pak orë nga protesta e së premtes, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka ftuar qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të bashkohen në revoltën paqësore kundër atij që ai quan regjimi i Ramës.
Sipas Berishës, shqiptarët kanë 1001 arsye për të protestuar, duke listuar që nga mbrojtja e Ballukut nga mazhoranca e deri të çmimi i lartë i naftës.
“Sot në orën 19:00 qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë ngrihen në kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi. Ngrihen mbi dhunën. Terrorin e regjimit e klaneve të drogës, e policisë politike, kërcënimeve të tyre. Ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike të qytetarëve. Ngrihen për dinjitet, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë nga një organizatë kriminale që kryesohet nga Rama, i cili përdori 83 mandatet për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Ballukut.
Akti i fundi i Ramës, është akti më armiqësor që ai ka marrë ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri. Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Lubi Ballukut, ishte një mburojë për veten e tij, pasi në dosjen e saj Rama është aksioner me 60% të veprave kriminale që përmban ajo dosje në total 1.2 mld euro.
Shqiptarët kanë sot 1001 motive për të dalë nga guacka e konformizmit dhe e frikës dhe të bashkohen me ne. Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në planet dhe kjo për shkak të taksës Rama dhe jo nga lufta drejtpërdrejt. Qëndrimi cinik i tij nga ndëshkimi i qytetarëve nga çmimi i naftës, rëndon pozicionin e tij. Në një kohë kur të gjitha qeveritë e vendeve të BE shtuan rritën apo dyfishuan subvencionet për fermerët, Edi Rama në një akt të papërgjegjshmërisë e hoqi dhe atë pak subvencionim që jepte, duke garantuar mbetjen djerr të mijëra hektarëve tokë në Shqipëri dhe falimentimin e fermave.
Taksa Rama ndëshkoi qytetarët në transportin publik. Kompanitë e transportit kanë ulur me 40% autobusët e transportit. Në vend të një ndërhyrje emergjente dhe kompensimin për çmimin e rritur të naftës që qytetarët të kenë transport minimal, qeveria rri duarkryq”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)