Alarm në Londër, policia britanike ngrihet në këmbë pas kërcënimit ndaj ambasadës së Izraelit
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Forca të shumta të Policisë Metropolitane dhe njësive britanike të Antiterrorit kanë rrethuar zonën e Kensington Gardens, në të cilën ndodhet godina e ambasadës së Izraelit.
Dislokimi i forcave të shumta të policisë dhe rrethimi i zonës u bë pas gjetjes së sendeve të dyshimta dhe një videoje që qarkulloi online, e cila shfaqte dronë që targetonin ambasadën e Izraelit.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Policia Metropolitane thotë në një komunikatë për mediat se për momentin, ata nuk besojnë se ka një "rrezik në rritje për sigurinë publike", por njerëzve u kërkohet të shmangin zonën ndërsa hetimi vazhdon.
Foto: X
Një grup i lidhur me Iranin ka pretenduar në internet se kishte sulmuar ambasadën izraelite me një dron që përmbante substanca të rrezikshme dhe paralajmëroi publikun të shmangte zonën, por pretendimet për një sulm ndaj ambasadës janë mohuar si nga Policia Metropolitane ashtu edhe nga ambasada izraelite.
"Policia Kundër Terrorizmit në Londër është në dijeni të një videoje të shpërndarë në internet gjatë natës, në të cilën një grup pretendon se ka shënjestruar Ambasadën e Izraelit aty pranë me dronë që transportonin substanca të rrezikshme. Ndërsa mund të konfirmojmë se Ambasada nuk është sulmuar, po kryejmë hetime urgjente për të përcaktuar vërtetësinë e videos dhe për të identifikuar çdo lidhje të mundshme midis saj dhe sendeve të hedhura në Kopshtet e Kensingtonit”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi përmes një postimi në platformën ‘X’ se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet tregtare për periudhën e mbetur të armëpushimit, duke shtuar se kjo është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Liban.
Kompania hungareze e fluturimeve Wizz Air ka zbuluar se ka hasur tashmë mungesa karburanti në tre aeroporte evropiane, ndërsa bllokada e Ngushticës së Hormuzit vazhdon dhe paralajmërimet për krizën e naftës në tregun e fluturimeve vijojnë të shtohen para sezonit veror.
Shoqata Kombëtare e Transportuesve Profesionistë në Itali, Trasportounito, ka vendosur mbylljen pesë ditore të transportit rrugor, duke filluar nga 20 deri më 25 prill. Sipas tyre rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburantit, po ka një ndikim vdekjeprurës në bilance.
Marinsat amerikanë të vendosur në anijet luftarake që operojnë në Lindjen e Mesme kanë ngritur shqetësime për cilësinë e dobët të ushqimit dhe porcionet e reduktuara gjatë një misioni të zgjatur pranë Iranit.
Dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se autorët mbanin maska që përshkruanin aktorë të njohur amerikanë, ndërsa vepruan me shpejtësi për të zbrazur kasafortat dhe për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në brendësi të bankës.
Komente (0)