“Më rrezikohet jeta”, Durim Bami transferohet nga ‘313’ në burgun e Fushë Krujës

Bami kishte paraqitur kërkesën menjëherë pas ekstradimit të tij nga Dubai, duke argumentuar se në paraburgimin 313 në Tiranë, si dhe në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit në Peqin dhe Reç, ndodheshin persona që përbënin rrezik për jetën e tij.

18.04.2026. 11:42

“Më rrezikohet jeta”, Durim Bami transferohet nga ‘313’ në burgun e Fushë Krujës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e ‘të fortit’ të Niklës, Durim Bami, për t’u transferuar nga paraburgimi “Jordan Misja”, i njohur si 313, për në burgun e Fushë-Krujës.

Vendimi është marrë nga drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi. Bami kishte paraqitur kërkesën menjëherë pas ekstradimit të tij nga Dubai, duke argumentuar se në paraburgimin 313 në Tiranë, si dhe në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit në Peqin dhe Reç, ndodheshin persona që përbënin rrezik për jetën e tij.

Sipas tij, burgu i Fushë-Krujës ishte alternativa më e sigurt. Edhe avokati i tij, Ilir Murati, ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen shëndetësore të klientit, duke theksuar se ai ndodhej në kushte të papërshtatshme dhe nën stres të vazhdueshëm për shkak se pranë tij ndodheshin individë që kishin tentuar ta vrisnin në rrethana të ndryshme. Transferimi i Bamit është realizuar dy ditë më parë.

Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra të rënda penale dhe u ekstradua nga Dubai vetëm pak javë më parë.

Ai akuzohet se kishte porositur eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa sipas hetimeve, edhe ky i fundit dhe persona të tjerë të lidhur me grupe kriminale e kishin në shënjestër Bamin, madje i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj kishte ofruar një shumë prej 1 milion eurosh për eliminimin e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)