Völklingen, një qytet gjerman me rreth 40,000 banorë, afër kufirit francez, është tronditur në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim i fuqishëm në një nënkalim.
Si pasojë e shpërthimit në qytetin jugperëndimor gjerman ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 4 të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje kritike sipas policisë.
Shpërthimi ndodhi pak pas mesnatës dhe policia nxitoi në vendngjarje duke rrethuar zonën. Pak pas mesnatës, policia e Saarlandit mori disa telefonata emergjente që raportonin një shpërthim të fortë.
Shërbimet e emergjencës gjetën pesë persona të plagosur rëndë në zonën e një nënkalimi për këmbësorë. Një person vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Katër personat e plagosur, përfshirë dy me lëndime kërcënuese për jetën, u dërguan në spitalet aty pranë, ndërsa policia deklaroi se nuk kishte rrezik për banorët.
Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa policia nuk e përjashton mundësinë e një aktiviteti kriminal.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)