SPAK iu sekuestroi 12 milionë euro pasuri, zbardhen emrat e grupit kriminal të Jetmir Pepaj
Gjykata ka lëshuar 11 masa sigurie, nga të cilat tre janë ekzekutuar deri tani. Në pranga kanë rënë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërsa masa sigurie është caktuar edhe për vetë Jetmir Pepajn.
Emrat e anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj (alias Jetmir Marashi), i cili sipas hetimeve dyshohet se ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës gjatë viteve 2019–2021 janë bërë publikë.
Sipas SPAK, grupi përbëhej nga disa shtetas, mes tyre Aleks Pepaj (alias Shkëlqim Pepaj), Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku (alias Anton Tamure), Florjan Vuka (alias Vathaj), Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa, Anton Kola dhe Ilir Lazri.
Gjykata ka lëshuar 11 masa sigurie, nga të cilat tre janë ekzekutuar deri tani. Në pranga kanë rënë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërsa masa sigurie është caktuar edhe për vetë Jetmir Pepajn, i njohur për autoritetet edhe për një incident të armatosur në fillim të vitit 2025 në Tiranë.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se aktiviteti kriminal është shtrirë në disa vende të Amerikës Latine dhe në shtete europiane si Holanda dhe Belgjika. Autoritetet kanë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikut të sasive të mëdha të kokainës, të transportuara përmes porteve të Roterdamit dhe Amsterdamit.
Një operacion i gjerë dhe i koordinuar në disa shtete ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe ka pastruar miliona euro përmes aktiviteteve të paligjshme.
Droga fshihej kryesisht në kontejnerë me produkte ushqimore si fruta të ngrira, peshk ton, banane dhe rrush të thatë, ndërsa sasitë për çdo episod varionin nga qindra kilogramë deri në mbi 2 ton.
Një pjesë e konsiderueshme e lëndës narkotike është sekuestruar gjatë operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare.
Paralelisht, GJKKO ka urdhëruar sekuestrimin e 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë të përllogaritur rreth 12 milionë euro. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë biznese në Tiranë dhe qytete të tjera, toka, hotele, apartamente, poste parkimi, 89 automjete si dhe llogari bankare.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Europol, Eurojust dhe agjenci ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Kreu i FSHF-së Armand Duka zbuloi se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Sylvinho-n pas ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke e pyetur për gatishmërinë e tij për të vijuar në krye të skuadrës. Sipas tij vendimi për pankinën kuqezi do të merret në qershor.
Një skemë mashtrimi ndaj një shtetasi të huaj është zbuluar në Tiranë, ku një grua dyshohet se përfitoi mijëra euro me premtime të rreme për azil politik.
Një aksident i rëndë rrugor i shkaktuar nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ka ndodhur në Gjirokastër, duke lënë të plagosur disa persona dhe duke përfshirë në ngjarje një punonjës të administratës vendore.
Policia e Durrësit ka zbardhur në ngjarje të rëndë, të ndodhur pesë ditë më parë, ku një 59-vjeçar ndërroi jetë dhe fillimisht u raportua se gjithçka ndodhi për shkaqe natyrale.
Në një komunikim online me qytetarët, Berisha dënoi ashpër ndërhyrjen e forcave të rendit, të cilat ndalën ‘grupin e molotovit’ menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit në podium, duke e cilësuar inkursionin e policisë të organizuar dhe të qëllimshëm.
Blutë e Vlorës sqarojnë se në pranga ra 39-vjeçari Albano Merkaj, me precedentë të mëparshëm kriminalë. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, Balla theksoi se dhuna dhe bllokimi i punimeve parlamentare nuk mund të justifikohen, ndërsa mbrojti vendimet e marra nga Kuvendi si në përputhje me rregulloren dhe standardet demokratike.
Bami kishte paraqitur kërkesën menjëherë pas ekstradimit të tij nga Dubai, duke argumentuar se në paraburgimin 313 në Tiranë, si dhe në institucionet e tjera të vuajtjes së dënimit në Peqin dhe Reç, ndodheshin persona që përbënin rrezik për jetën e tij.
Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërhyrë në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme.
Komente (0)