Në një mesazh të ri në Telegram, Lideri Suprem iranian Mojtaba Khamenei iu drejtua Forcave të Armatosura dhe i uroi ato me rastin e Ditës së Ushtrisë në vend, duke folur për një fund absolut të periudhës së dobësisë, sipas tij të imponuar nga armiqtë e huaj ndaj Iranit.
Ndër të tjera, ai pretendon se forcat iraniane kanë ekspozuar poshtërimin e "frontit të pabesisë" në sytë e të gjithë botës duke ju referuar aleancës SHBA-Izrael.
“Dronët tanë i godasin amerikanët dhe kriminelët sionistë si rrufeja”, thotë ai, ndërsa paralajmëron se marina iraniane është gati t'i bëjë armiqtë "të shijojnë hidhërimin e disfatave të reja".
Ai i referohet paraardhësit dhe babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke e përshkruar atë si "unikun e kohës së tij" i cili e shpëtoi ushtrinë nga shpërbërja dhe e transformoi atë në një fuqi globale.
Mojtaba gjithashtu njofton një forcim të programeve të armatimit të Iranit. Mesazhi i tij erdhi pak pasi anijet që përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit u sulmuan nga Garda Revolucionare sepse Teherani njoftoi një bllokadë të re.
Sipas një dokumenti audio, një cisternë indiane dyshohet se u sulmua me armë të vogla dhe dërgoi një sinjal rreziku. Në klipin e parë audio, dëgjohet kapiteni i një tankeri indian që u qëllua nga Marina Iraniane duke thënë: “Na dhatë leje të lëvizim, pse po na sulmoni?”.
Në audion e dytë, kapiteni proteston dhe dërgon një sinjal rreziku, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë të vogla.
Pak më vonë, Reuters duke cituar burime të sigurisë detare dhe të transportit detar, raportoi se të paktën dy anije tregtare raportuan se u qëlluan ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Edhe ushtria britanike thotë se dy anije luftarake të Gardës Revolucionare Iraniane hapën zjarr ndaj një cisterne që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Irani njoftoi se po rivendoste kufizimet në këtë rrugë ujore jetësore.
Ndërkohë, Times of India raportoi se pati një incident me të shtëna në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa të paktën dy anije u përpoqën të kalonin nëpër të.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)