U raportua si vdekje natyrale, policia: 59-vjeçari në Durrës vdiq pas sherrit me grushte

Policia e Durrësit ka zbardhur në ngjarje të rëndë, të ndodhur pesë ditë më parë, ku një 59-vjeçar ndërroi jetë dhe fillimisht u raportua se gjithçka ndodhi për shkaqe natyrale.

18.04.2026. 13:39

Sipas Bluve të Durrësit në të vërtetë 59-vjeçari gjeti vdekjen pasi u godit me grushte nga një 42 vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, dhe më pas humbi ndjenjat duke rënë në asfalt.

“Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës. Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën. Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia’”, informon policia.

Policia sqaron se nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)