Termometri shkon në 27°C, e shtuna me diell dhe vranësira të lehta

Moti do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten kalime të pakta vranësirash, pa ndikim të ndjeshëm në kushtet e përgjithshme atmosferike.

18.04.2026. 07:55

Termometri shkon në 27°C, e shtuna me diell dhe vranësira të lehta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një klimë tipike pranverore me temperatura në rritje. Maksimumet pritet të arrijnë deri në 27°C në pjesën më të madhe të territorit.

Moti do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten kalime të pakta vranësirash, pa ndikim të ndjeshëm në kushtet e përgjithshme atmosferike.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore, era mund të forcohet duke arritur deri në 10 m/s.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)