Berisha nga QSUT: Policia përdori “helm për verbimin e arinjve” ndaj protestuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga ambientet e QSUT, ku vizitoi të lënduarit nga përplasjet gjatë protestës, duke dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë.

17.04.2026. 22:55

Berisha u ndal në urgjencën e spitalit për të parë nga afër gjendjen e deputetëve dhe qytetarëve të plagosur, mes tyre Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe gazetari Aulon Kalaja, i cili sipas tij është goditur edhe me shkop gome përveç ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.

“Egërsia e përmasa shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës. U sollën në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve, janë përdoru helme e substanca që janë krime në konventa. U përdorën helme që përdoren kundër arinjve.

Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luçiano Boçit, Klevis Balliut, Flamur Nokës, Ivi Kasos, dhe një seri protestuesish. Përveç verbuesit të arinjve, kanë goditur shkop një pjesë delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, i janë hedhur protestuesve granata zhurmuese, që janë plagosur. Rama dhe Lubi Balluku, mercenarët e kryeministrit bashkë me Dashin e operacionales se do përgjigjen për këto akte ligjore”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)