“Ata bënë pak si të zgjuar”, Trump: Irani nuk mund të na shantazhojë me Hormuzin

Situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pavarësisht përshkallëzimit, negociatat me Iranin po vijojnë.

Burimi: Skynews

18.04.2026. 16:13

“Ata bënë pak si të zgjuar”, Trump: Irani nuk mund të na shantazhojë me Hormuzin

Situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se pavarësisht përshkallëzimit, negociatat me Iranin po vijojnë.

Në një reagim për mediat, Trump u shpreh: “Po funksionon shumë mirë. Ata bënë pak si të zgjuar, siç kanë bërë për 47 vjet”, duke shtuar se “kemi bisedime shumë të mira në zhvillim”.

Ai theksoi gjithashtu se SHBA-të mbajnë një qëndrim të fortë ndaj Teheranit. “Ata donin ta mbyllnin sërish ngushticën, siç kanë bërë prej vitesh, por nuk mund të na shantazhojnë”. Sipas tij, zhvillimet priten të qartësohen brenda ditës.

Ndërkohë, raportime nga burime zyrtare amerikane bëjnë me dije se të paktën tre sulme janë regjistruar ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit gjatë ditës. Një prej tyre është goditur dhe ka pësuar dëmtime, por pa të lënduar.

Edhe autoritetet britanike kanë konfirmuar incidente të dyshimta në zonë, përfshirë goditjen e një anijeje mallrash nga një predhë e panjohur, rreth 46 kilometra në verilindje të Omanit.

Ngjarjet vijnë pasi Irani tërhoqi vendimin për rihapjen e përkohshme të ngushticës, një korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)