Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në Kukës, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Kukës-Aeroport, pranë rrethrrotullimit të Shtiqnit, ku një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Pavarësisht përplasjes, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e këtij vetë-aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)