"Keni kohë deri në darkë...", Balla ultimatum opozitës për "Territorialen"
Keni kohë deri në darkë të vendosni nëse do të bojkotoni apo jo komisionin e posaçëm të reformës administrativo- territoriale. Ka qenë ky ultimatumi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndaj kolegëve opozitarë.
Keni kohë deri në darkë të vendosni nëse do të bojkotoni apo jo komisionin e posaçëm të reformës administrativo- territoriale. Ka qenë ky ultimatumi i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndaj kolegëve opozitarë.
Në të kundër sipas tij struktura e këtij komisioni do të ndryshojë nga bashkëkryetar me nënkryetar.
Ndryshimi i strukturës së komisionit të posaçëm administrativo territoriale është bërë objekt debati mes maxhorancës dhe opozitës në seancën plenare.
Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi e quajti koloni ndëshkimore për opozitën ndryshimin e strukturës.
"Këtu ka shumë kryetarë komisionesh dhe e dinë shumë mirë që një mbledhje e komisionit kur ka një kryetar thirret përmes dakordësisë së kryessië së komisionit, Ndërfsda një koision i posaçëm u thërriska me urdhër të një bashkëkryetari. Unë jam bashkëkryetari, le të dalë bashkëkryetari tjetër e të më sfgidojë, mbledhja është nul. Dhe mbledhjet e tjera që i interpetoni si bojkot nuk janë thirrur në konsulencë me kryesinë e komisionit. Pazar jemi këtu ne, dua unë ky është cmimi, sdua unë ska cmim. Më i turpshëm ultimatumi në Konferncë e Kryetarëve. Koloni ndëshkimore për opozitën, i morët të gjitha. Noterët e juaj jemi ne të vijmë para jush dhe ju bëni ca të doni me reformën territoriale. Kemi arsyen kryesore për mos t qenë aty me ju, do jemi në shesh. Kjo që keni bërë është turp përmbi turpe", tha ai.
"Ju ça thoni në darkë nuk e thoni në mëngjes. Doli dje ky zotëria, pyeta e Chat GPT për ta kuptuar, megjithatë na ndihmuan djemtë e vajzat gazetarë për të kuptuar që ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit të posaçëm të reformës adminsitativo territoriale. Të paktën këtë haber na keni sjellë dje. Shoh sot që jeni tërhequr nga ajo që keni tërhequr dje, madje jeni aq kakofonik sa për një çështje çoni dy veta. Ka mundësi tju bëjë një pyetje të thjeshtë, zonja e zotërinj të PD aq sa keni mbetur këtu, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit të posaçëm ta di. Këtë gjë e keni deri në darkë. Nëse na thoni që shiko ne do të vijmë në mbledhjen e komisioneve, nuk ka nevojë ta ndryshojmë", iu përgjigj Balla.
Partia Demokratike e ka shpallur të pavlefshme mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si të thirrur në shkelje të rregullave dhe pa dakordësi mes palëve.
Një ditë më parë, bashkëkryetari socialisti i komisionit Arbjan Mazniku tha se nuk mund të bllokohet puna parlamentare dhe për këtë në seancë do propozohet kalimi në komision me kryetar dhe nënkryetar. Më pas, në mbledhjen e grupit demokrat pati debate lidhur me pjesëmarrjen apo jo të opozitës në këtë komision.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)