Partia Demokratike e ka shpallur të pavlefshme mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Territoriale, duke e cilësuar atë si të thirrur në shkelje të rregullave dhe pa dakordësi mes palëve.
Nënkryetari i PD-së dhe bashkëkryetar i komisionit, Luçiano Boçi, deklaroi për mediat jashtë selisë blu se mbledhja është “nul”, pasi, sipas tij, është thirrur me “ultimatum” nga Taulant Balla, pa respektuar etikën e bashkëpunimit institucional. Ai theksoi se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e saj.
“PD kërkon konsensus për një reformë kaq të rëndësishme dhe jo marrëveshje politike me mazhorancën apo me kryeministrin Edi Rama,” u shpreh Boçi, duke nënvizuar se bashkëpunimi nuk mund të imponohet.
Boçi shtoi se brenda Grupit Parlamentar të PD-së vendimmarrja është demokratike dhe se qëndrimi i opozitës mbetet i qartë, reforma territoriale duhet të ndërtohet mbi dialog dhe mirëkuptim, jo mbi veprime të njëanshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)