“Më goditi me kosë në krah”, dëshmon autori i vrasjes në Nikël

Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.

12.04.2026. 11:30

Sipas dëshmisë së dhënë përpara hetuesve, Eduart Afmataj ka rrëfyer se gjithçka nisi me një përplasje verbale me viktimën, Artur Cangu. Ai pretendon se gjatë konfliktit, Cangu e ka goditur në krah me një kosë të vogël. Në vijim të situatës, Afmataj ka deklaruar se ka marrë një armë gjahu (çifte) dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, autori ka njoftuar vetë Policinë për krimin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Bruz Malit, në Malësinë e Krujës, ku ishte fshehur.

Burime bëjnë me dije se gjatë arrestimit, Afmataj nuk ka bërë rezistencë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)