Netanjahu hyn në Libanin jugor, vëzhgon nga afër territorin e pushtuar nga Izraeli

Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.

12.04.2026. 20:21

Netanjahu hyn në Libanin jugor, vëzhgon nga afër territorin e pushtuar nga Izraeli

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hyri këtë të dielë në Libanin jugor për të kryer një vlerësim të situatës në territorin e pushtuar nga IDF-ja, sipas një zyrtari izraelit dhe një burimi të njohur me vizitën.

Udhëtimi i rrallë shënon herën e parë që Netanjahu ka kaluar në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin dhe vjen vetëm dy ditë para se Izraeli dhe Libani të planifikojnë të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington.

Zyra e kryeministrit në Tel Aviv e konfirmoi vizitën dhe publikoi videon e takimit të Netanjahut me trupat izraelite.

“Armiqtë tanë, Irani dhe boshti i së keqes, erdhën për të na shkatërruar dhe tani ata thjesht po luftojnë për mbijetesën e tyre", dëgjohet të thotë Netanjahu.

Kryeministri shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gjeneral Lejtnant Eyal Zamir. Katz tha se qëllimi i pushtimit në rritje të Libanit jugor nga Izraeli ishte "të evakuonte çdo banor në jug të lumit Litanit që nuk po kthehet, dhe nuk do të kthehet, derisa siguria të garantohet këtu për banorët e veriut".

Izraeli ka kryer më shumë sulme në Liban këtë fundjavë duke synuar Hezbollahun, ndërsa grupi paraushtarak i mbështetur nga Irani ka kryer lëshime raketash në Izraelin verior.

Sakaq për fundin e konfliktit ka bërë thirrje sot edhe Papa Leoni XIV. Ati i Shenjtë ka kërkuar  një armëpushim në Liban, duke thënë në fund të lutjeve të tij të mesditës se ai qëndron më pranë popullit atje.

“Parimi i njerëzimit, i gdhendur në ndërgjegjen e çdo personi dhe i njohur në të drejtën ndërkombëtare, përfshin detyrimin moral për të mbrojtur popullsinë civile nga efektet e tmerrshme të luftës”, tha Papa Leoni XIV.

Edhe pse sulmet e Izraelit mbi Bejrut janë zvogëluar ditët e fundit, sulmet e tij në Libanin jugor janë intensifikuar së bashku me një pushtim tokësor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)