Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të të operacionit të koduar “Operacionalja”.
Në pranga ra Ylli Misku, i cili kërkohej nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, me 5 vite, 11 muaj e 14 ditë burg. Ai rezulton i dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi u krye nga Forca e Posaçme Operacionale, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e tij.
51-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë procedurat për dorëzimin e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)