Një skemë e rrezikshme shpërndarjeje droge, e maskuar në formë karamelesh për të joshur të rinjtë, është goditur në Durrës.
Operacioni i koduar “Shije e hidhur”, i zhvilluar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me strukturat hetimore, çoi në zbulimin e një baze për përpunimin e drogave sintetike. Në pranga ranë dy vëllezër, L. L., 20 vjeç dhe R. L., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Xh. L., 20 vjeç.
Sipas hetimeve, të rinjtë përgatisnin lëndë narkotike sintetike në formë xhelatine, të ngjashme me karamele, duke i bërë ato më tërheqëse për nxënësit e shkollave të mesme. Ata kishin ndarë rolet në mënyrë të strukturuar, nga prodhimi deri te shpërndarja pranë ambienteve shkollore.
Gjatë kontrollit pranë zonës së shkollave, policia sekuestroi 50 paketime me drogë në formë karameleje, me peshë rreth 650 gramë. Ndërkohë, në banesën e tyre në Tiranë u gjetën materiale për prodhimin e drogës, përfshirë rreth 550 gramë lëndë sintetike, kanabis, peshore elektronike dhe kallëpe plastike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)