Një apartament në katin e tretë të një pallati në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, ku fillimisht banorët konstatuan tym dhe njoftuan zjarrfikësit. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u izoluan brenda apartamentit, duke shmangur përhapjen në pjesët e tjera të pallatit.
Në vendngjarje mbërriti edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar.
Burime policore bëjnë me dije se i dyshuari mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)