Vllaznia marshon me hap kampioni, mjafton një gol ndaj Teutës

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.

12.04.2026. 21:22

Vllaznia marshon me hap kampioni, mjafton një gol ndaj Teutës

Vllaznia vazhdon serinë pozitive në kampionat, duke mposhtur minimalisht 1-0 Teutën, në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

Ndeshja u vendos nga një gol i Dodajt në fundin e pjesës së parë, që rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Në pjesën e dytë, situata për durrsakët u vështirësua edhe më shumë, pasi Jazxhi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66-të, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia. Nga ana tjetër, Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Java do të vijojë të hënën me përballjet Bylis–Dinamo dhe Elbasani–Partizani.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)