Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka intensifikuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij në protestën që ka nisur prej mëse një ore poshtë zyrës së kreut të ekzekutivit.
Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”, “Edi Rama o hajdut” dhe “Edi Rama o frikacak”.
Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, mbajti një fjalim të ashpër, ku akuzoi kryeministrin për vjedhje masive dhe mashtrim të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, premtimet e dhëna nga Rama nuk janë mbajtur dhe vendi ndodhet përballë një momenti vendimtar.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti”, deklaroi Lapaj para protestuesve.
Ai theksoi se protestat janë një thirrje për bashkim të brezit të ri dhe përballje morale me atë që e cilësoi si keqqeverisje. “Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se nuk i trembet pasojave ligjore si procedimi penal që është nisur nga policia për qëndrimet e tij në protestën e përditshme para Kryeministrisë.
“Nuk trembem nga procedimet penale”, theksoi ai, duke e konsideruar protestën si një akt qytetar dhe demokratik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)