Protesta e Adriatik Lapaj dhe qytetarëve që e mbështesin dhe kanë dalë në orën17:00 para Kryeministrisë prej një jave është shoqëruar me tension pasditen e kësaj të hëne, pasi efektivë të policisë janë përpjekur t’i largojnë prej aty.
Spostimi i protestuesve nga trotuari para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duket se ka pasur për motiv zhvillimin e “Foltores” së radhës nga Partia Demokratike.
Qytetarët janë përplasur edhe fizikisht me efektivët që u vendosën në kordon sigurie, ndërsa është tentuar të vendoset pranë tyre një gardh metalik nga ana e policisë.
Pas konfrontimit me policinë tek Kryeministria, teksa tregonte për kamerën karriget e thyera, shishet me ujë, disa fruta dhe batanijet që përdoren nga qytetarët, Adriatik Lapaj i përshkoi ato si mjetet e krimit që kanë trembur Edi Ramën.
“Ja, ja mjetet e krimit, raketa që do rrëzonin Kryeministrinë e leshit, të preshit, të këtij shk*rdhatës... Ja këto janë mjetet tona, mjetet e krimit. Shikojini helmet që po mbysin Edi Ramën. Kjo është Republika e dhj*rë e Edi Ramës”, tha Lapaj në tension e sipër”, tha Lapaj në tension e sipër.
“Ju duhet të ishit këtu të na mbronit ne, jo të na sulmonit ne. Ne kemi një javë që protestojmë dhe rrimë paqësisht këtu. Dhe kërkoni ju të largohemi ne se proteston Sali Berisha. Të largohemi ne që kemi një javë këtu se jep urdhër Edi Rama dhe Sali Berisha. Pse vetëm këta dy kanë të drejtë të protestojnë në këtë vend. Ata s’duan t’ia dinë as për ju as për asnjë shqiptar. Duhet t’ju vijë turp more. Çfarë i thoni fëmijëve tuaj?”, ju drejtua një aktiviste policisë.
Gjatë fjalës së saj ndërhyri kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili i kërkoi të mos fajësoj policinë, pasi fajtori është sipas tij kryeministri Edi Rama. “S’është faji këtyre, foli atij maskarait. Unë i kuptoj këta”, u shpreh Lapaj.
Ndërkohë një tjetër aktivist kritikoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me arsyetimin se ai ka kërkuar që të spostohen nga trotuari mbështetësit e Lapajt.
“Një pyetje kam për Sali Berishën se ai është mësuar ti fusë vëllezërit në gjak me njëri tjetrin. Ne s’jemi këtu as për tu përplasur me policinë e Edi Ramës, as me ata vëllezër që vijën të protestojnë. Ne jemi këtu për parimet. Lërini njerëzit të protestojnë”, u shpreh qytetari.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)