Një natë paniku kanë përjetuar banorët e një pallati shumëkatësh në Ferrara, për shkak të një vatre zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit.
Sipas të dhënave nga mediat italiane, ndërhyrja imediate e policisë dhe forcave zjarrfikëse bëri që mbi 200 persona të evakuohen në kohën e duhur, teksa zjarri kishte përfshirë rrokaqiellin në rrugën “Felisatti”.
Disa prej banorëve u dërguan në spital për të marrë ndihmë, pasi u intoksikuan nga tymi. Fatmirësisht askush prej tyre nuk ka pasoja të rënda.
Në vendngjarje shkuan nëntë ekipe nga Departamenti i Zjarrfikësve të Ferrarës, dy nga Rovigo dhe një nga Ravenna.
Zjarri dyshohet se nisi nga kabina e shpërndarjes së energjisë dhe më pas u përhap me shpejtësi në bodrum, duke gjeneruar një re tymi që përfshiu shpejt të gjithë strukturën.
Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa një hetim për zbardhjen e ngjarjes ka nisur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)