Rama: Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se qendra e re e drejtësisë do të jetë financimi me i madh për administratën në Shqipëri. Ai foli gjatë prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar për këtë projekt

12.02.2026. 12:19

Rama: Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se qendra e re e drejtësisë do të jetë financimi me i madh për administratën në Shqipëri. Ai foli gjatë prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar për këtë projekt. 

"Në rastin e Qendrës së re të Drejtësisë, mendojmë se është pak më ndryshe dhe nuk mendoj ta fusim në këtë proces, por duhet ta financojmë drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Është padyshim financimi më i madh që mund të jetë bërë për infrastrukturën administrative në Shqipëri, por besojmë se është i duhuri. Sot janë krijuar mundësitë dhe sipas këndvështrimit tim, janë përmbushur një sërë arsyesh për ta bërë këtë, sepse jemi në një proces që pas një reforme shumë rrënjësore në drejtësi, duhet të vazhdojmë që secila palë të bëjë detyrat e veta", tha Rama.

Ai shtoj se sistemi është shumë pas me teknologjinë, pasi ka funksionuar secili me sistem më vete. 

"Mënyra se si ne kemi arritur këtë është duke ndërtuar një rrjet njerëzish të cilët kanë formimin e duhur profesional dhe funksionojnë si një tërësi për të zhvilluar teknologjinë në institucion. Çfarë dua të them më këtë. Ishim në një situatë shumë të rëndë, ku çdo institucion bënte modulet e veta, bënte sistemin e vetë. Dhe faktikisht bëmë shumë shpenzime dhe kishim një rezultat shumë qesharak, sepse ishte ndërtuar një sistem kioskash që nuk ndërvepronin me njëra-tjetrën", tha Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)