Kosovari kapet në Morinë me makinën e mbushur me municion luftarak

Policia në Morinë ka arrestuar një 39-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të kalonte kufirin me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet.

10.02.2026. 16:24

Kosovari kapet në Morinë me makinën e mbushur me municion luftarak

Një 39-vjeçar nga Kosova është ndalur nga efektivët e policisë Kufitare në Morinë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur municion luftarak.

Policia bën me dije se përveç municioneve, atij i janë gjetur edhe 4 armë të ftohta, të cilat po ashtu janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, informon policia.

Mbi 39-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)