Aksidentohet trajneri i njohur, pak orë më parë ishte prezantuar tek ekipi i ri

Trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi është përfshirë në një aksident rrugor, pak orë pasi ishte prezantuar në stolin e Lirisë së Prizrenit.

Burimi: Indeksionline

10.02.2026. 16:11

Aksidentohet trajneri i njohur, pak orë më parë ishte prezantuar tek ekipi i ri

Trajneri i njohur kosovar i futbollit, Ismet Munishi është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Pejë-Prishtinë.

Sipas raportimeve nga policia e Kosovës, makina që drejtonte Munishi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në karrexhatë për shkaqe ende të paqarta.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i erdhi në ndihmë trajnerit të futbollit, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të mëdha.

Mësohet se vetëm pak orë përpara aksidentit, Munishi ishte prezantuar si trajneri më i ri i Lirisë së Prizrenit, dhe ishte pikërisht duke u kthyer nga ceremonia, kur ndodhi ngjarja.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)