Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë, ku është tentuar të grabitet me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Mësohet se autori ka qenë i vetëm dhe nën kërcënimin e armës ka tentuar të grabisë bankën, por nuk ka mundur të marrë para.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe bëhet e ditur se ka arritur të neutralizojë dhe më pas arrestoi autorin e ngjarjes së rëndë, i identifikuar si Bardhyl Fusha. Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
Njoftimi zyrtar i policisë
Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)