Sara Mila - Berishës: Po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde

Me të njëjtën gjuhë nga salla iu përgjigj liderit të opozitës deputetja Sara Mila. Sipas saj Berisha ka 30 vite që djeg Shqipërinë për të mbrojtur të pasmet e tij dhe familjes së vetë.

12.02.2026. 11:09

Sara Mila - Berishës: Po djeg Shqipërinë prej 30 vitesh vetëm për prapanicën tënde

Fjala “vithe”, e përdorur nga Sali Berisha për t’i akuzuar socialistët si mbrojtës dhe mburojë të Belinda Ballukut, u bë motiv për përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend.

Parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, tha Berisha dhe kaq mjaftoi për ngritjen e toneve.

Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputetja Evis Kushi kërkuan marrjen e masave, duke e konsideruar gjuhë fyese termin e përdorur nga kreu i PD, Berisha u kundërpërgjigj duke thënë: “Ajo ju bën petë ju”.

“Kur ngrihet ajo dhe nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora. Unë mund të thoja dhe dollap, por thashë një fjalë tjetër që mund të kuptohet nga qytetarët”, shtoi ai.

“A e kuptoni çfarë paniku tmerri keni ju. Ae dini që jeni në kohën e fundit të ekzistencës tuaj. Ju meritoni zhdukjen nga qytetarët shqiptarë. Këtë parlament do ta mbyllim një minutë e më parë”, theksoi kreu i PD.

Me të njëjtën gjuhë nga salla iu përgjigj liderit të opozitës deputetja Sara Mila. Sipas saj Berisha ka 30 vite që djeg Shqipërinë për të mbrojtur të pasmet e tij dhe familjes së vetë.

“Duke qenë se këto fjalët janë normë dhe rregullorja nuk po respektohet. Dhe kryetari non grata i PD sapo tha që është gjuhë popullore për njerëzit dhe ta kuptojnë, Dhe duke qenë se na përmendin për mbrojtës të prapanicave, po si ka mundësi që vazhdon të djegësh Shqipërinë për 30 vite vetëm për prapanicën tënde, e të familjes tënde dhe njerëzve të tu. Dhe nuk u lodhe ti për atë prapanicë e nuk u lodhën këta duke mbrojtur atë prapanicë”, tha deputetja e PS.

Në këtë moment ndërhyri kreu i Kuvendit, Niko Peleshi duke i kërkuar deputetes që të kontrollojë fjalorin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)