“Nëse rrezikohet Kosova, rrezikohet Shqipëria”, Rama për mediat turke: Duam anëtarësimin në BE dhe pikë
Sipas kryeministrit, siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, teksa hodhi poshtë pretendimet e Beogradit për “aleancë ushtarake”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka një alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një intervistë për “Türkiye Today”, ai theksoi se procesi i integrimit është një motor i rëndësishëm për reformat në vend dhe për forcimin e institucioneve. “Nuk kemi asnjë plan ‘B’. Ne duam t’i bashkohemi, pikë”, tha Rama, duke e vendosur theksin te fakti se rruga drejt BE-së mbetet prioritet absolut për vendin.
Gjatë intervistës, Rama foli edhe për marrëdhëniet me Kosovën, duke nënvizuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë. Ai theksoi se siguria e Kosovës dhe e Shqipërisë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. “Nëse preket Kosova, preket Shqipëria. Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, edhe Shqipëria është nën një kërcënim ekzistencial”, deklaroi kreu i qeverisë.
Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, Rama tha se këndvështrimi i tij nga Tirana është i ndryshëm nga ai i qeverisë në Prishtinë. “Unë jam në Tiranë, jo në Prishtinë. Kam qenë dëshmitar i luftës së përgjakshme që solli shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, e cila solli në Kosovë furinë e makinerisë nacional-socialiste të vdekjes dhe shkatërrimit”, u shpreh ai.
Kryeministri komentoi edhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić, i cili ka pretenduar se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë. Rama i hodhi poshtë këto spekulime, duke thënë se ato lidhen me mënyrën si Beogradi e sheh çështjen e Kosovës. “Presidenti Vučić është dikush me njohuri të mëdha dhe intuitë të fortë, por ai ka makthin e tij: është Kosova. Kaq është, pikë. Kur makthi i pushton emocionet, ai arrin të thotë gjëra që, sinqerisht, nuk kanë kuptim”, tha Rama.
Foto: Türkiye Today
Për këtë çështje, kryeministri i Shqipërisë shtoi: “Kjo është një tjetër britmë... Merrni me mend, Serbia ka një marrëveshje shumë më të fortë me Kroacinë sesa kjo. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë i them ‘priteni litarin, lëreni të shkojë. Duke e lënë të shkojë, makthi juaj do të mbarojë... Të mos heqësh dorë nga diçka që ka ikur, bëhet një makth’. Megjithatë, Vučić mbetet një udhëheqës me të cilin mund të flasësh dhe të ndërtosh së bashku”.
Në të njëjtën intervistë, Rama u ndal edhe te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat i cilësoi si shumë të forta dhe strategjike. Por, edhe pse vlerësoi raportin personal me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, rezervat për marrëdhëniet ekonomike nuk mungojnë. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Erdogan. Ai është shumë i drejtpërdrejtë: po është po, jo është jo. Por mendoj që bashkëpunimi mes dy vendeve është i pamjaftueshëm. Shkëmbimet tona ekonomike nuk e kalojnë as vlerën e dy skuadrave si Galatasaray dhe Fenerbahce. Nuk është e mjaftueshme, të paktën duhet ta kalojmë vlerën e Superligës turke”, tha kryeministri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)