Afrim Qendro do të jetë drejtuesi i ri i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rama që kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, Qendro vetëm pak ditë më parë ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës.
Ai ka patur një sërë detyrash të larta publike dhe politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës.
Afrim Qendro ka qenë drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nën kryetar i Bashkisë së Vlorës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)