Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë dhe të marrë pjesë në komisione. Ai theksoi se nuk bën ultimatum, por në të kundërt maxhoarnca do të ndërmarrë e vetme reformën zgjedhore.
“Nuk bëj ultimatum, por i kam kërkuar Partisë Demokratike të reflektojë. Nëse nuk ka reflektim, Shqipëria është e detyruar të ndërmarrë një reformë të thellë zgjedhore. Lexoni të gjitha raportet. Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet e ODIHR. Dialogu është një parakusht i vetë pjesëmarrjes. Cilin të përfshijmë kur ata nuk vijnë?”, tha ai për mediat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)