Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Viktima është shtetasi N. L., rreth 70 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit dyshohet se është larguar menjëherë, duke mos u identifikuar ende nga autoritetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit që u largua pas aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)