Sekuestrohen 459 gr kokainë në Kukës, vihen në pranga 3 persona

Policia e Kukësit ka vënë në pranga 3 persona të cilëve iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë.

13.02.2026. 19:54

Sekuestrohen 459 gr kokainë në Kukës, vihen në pranga 3 persona

Policia e Kukësit në bashkëpunim me prokurorinë kanë vënë në pranga 3 persona nën akuzën e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A.I., E.K. dhe H.E. të cilëve iu sekuestruan 459 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme.

Policia kishte disa muaj që e gjurmonte këtë grup kriminal dhe disa herë përmes agjentëve të infiltruar kishte blerë doza kokaine tek ata.

Autoritetet theksojnë se hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar të gjithë personat e tjerë të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)