“Ju kemi në shënjestër”, momenti kur Irani kërcënon për të goditur luftëanijen e SHBA në Hormuz

Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.

12.04.2026. 19:39

“Ju kemi në shënjestër”, momenti kur Irani kërcënon për të goditur luftëanijen e SHBA në Hormuz

Një karakteristikë e tensionit mbizotërues është retorika midis dy palëve, me iranianët që paralajmërojnë se do të hapin zjarr, ndërsa amerikanët flasin për një kalim ligjor.

Pak orë pasi Donald Trump urdhëroi marinën amerikane që të bllokojë Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi Iranin se e zhduk brenda 24 orëve, nga Teherani janë kundërpërgjigjur duke publikuar një video, të marinës së Gardës Revolucionare që paralajmëron një shkatërrues amerikan që kishte hyrë në ngushticë të ndryshojë kursin dhe të largohet.

“Anija luftarake 121. Ky është Stacioni Detar Sepah. Duhet të ndryshoni kursin dhe të ktheheni menjëherë në Oqeanin Indian. Nëse nuk i bindeni urdhrit tim, do të jeni në shënjestër”, dëgjohet t’i thotë një oficer i Gardës Revolucionare ekuipazhit të anijes amerikane ‘USS Frank E. Petersen Jr’.

Një anëtar i ekuipazhit të anijes amerikane përgjigjet dhe thotë se shkatërruesi është “në tranzit në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ndërsa oficeri ushtarak iranian i kthehet, duke thënë: ‘Ky është një paralajmërim i fundit’.

Ai gjithashtu paralajmëron anijet aty pranë të mbajnë distancën nga çdo anije luftarake në zonë, duke thënë se është gati të hapë zjarr “pa asnjë paralajmërim”.

Vërehet se ky shkatërrues i veçantë amerikan, së bashku me USS Michael Murphy, kaluan Ngushticën e Hormuzit dhe u zhvendosën në Gjirin Persik, si pjesë e një misioni më të gjerë për të siguruar që kalimi të jetë plotësisht i lirë nga minat detare iraniane, siç u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)