Një grua në Poliçan është proceduar penalisht nga policia pasi është akuzuar për dhunë nga bashkëshorti i saj.
Në komunikatën e policisë mësohet se ka qenë bashkëshorti ai që ka kallëzuar 26 vjeçaren, e cila sipas tij kishte ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen me inicialet D.K., banuese në këtë qytet.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D.K., 26 vjeçe, banuese në Poliçan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortit të saj, në banesën e tij”, sqaron policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)