Tentoi të kalonte kufirin, ishte në efektin e kokainës. Arrestohet 25-vjeçari

Policia kufitare e Muriqanit ka arrestuar një 25-vjeçar i cili do të kalonte kufirin. I riu ishte nën efektin e drogës, dhe me vete i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike kokaine.

13.02.2026. 08:21

NJOFTIMI I POLICISE
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike. 

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike. 
Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. 

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)