Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën i riu, po shtynte makinën në rrugë

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fushë Krujë. I riu u përplas nga një makinë në hyrje të qytetit.

14.12.2025. 08:34

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën i riu, po shtynte makinën në rrugë

Një 18 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e kaluar në dalje të qytetit të Fushë Krujës.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, të riut i ishte fikur makina në mes të rrugës dhe kishte dalë për ta shtyrë.

Në këtë moment, një makinë tjetër kalon me shpejtësi dhe e përplas, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e makinës tjetër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)