Sulmi ndaj Postës, AKSK: Shërbimet janë rikthyer plotësisht
Agjencia shton se është ngritur një grup pune që po merr të gjitha masat e duhura për të shmangur një sulm të ngjashëm në të ardhmen.
16:53 17 ditë më parë26.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në një mesazh të publikuar online, Homeland Justice pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor shqiptar dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
Shqipëria është vendosur sërish në qendër të një sulmi kibernetik. Disa ditë pasi u vodhën të dhënat e Kuvendit të Shqipërisë dhe Postës Shqiptare, ku hakerat hynë deri në e-mailet e deputetëve, raportohet se janë goditur edhe sistemet e Gjykatës së Lartë në vend.
Mësohet se përgjegjësinë për sulmin në serverat e institucionit e ka marrë grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”.
Në një mesazh të publikuar online, ky grup pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
Për sa dihet, ende nuk ka një reagim për rastin nga autoritetet shqiptare, por pritet një sqarim për të dhënat që janë komprometuar.
Sulmi i radhës kibernetik vjen më pak se dy javë pasi kryeministri Edi Rama publikoi raportin e National Cyber Security Index, ku sipas tij Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike me një rezultat prej 92.5 pikësh.
Agjencia shton se është ngritur një grup pune që po merr të gjitha masat e duhura për të shmangur një sulm të ngjashëm në të ardhmen.
16:53 17 ditë më parë26.03.2026.
Autori
Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare vjen në një moment kur institucionet shtetërore në vend janë përballur me incidente të ngjashme, përfshirë edhe ndërhyrjen në faqen e Kuvendit të Shqipërisë nga grupi i njohur si “Homeland Justice”.
10:30 17 ditë më parë26.03.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.
11:28 23 ditë më parë20.03.2026.
AutoriKryeministri duke iu referuar raportit nënvizonte se Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruante Rama.
Po ashtu dhjetë ditë më parë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.
Këto sulme raportohet të kenë qenë edhe institucionet e Shqipërisë. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara përfshinin edhe Justicehomeland[.]org, përveç Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to, të cilat janë të gjitha të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).
Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian. Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe kanë shërbyer edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.
Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online. Një adresë e-maili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
19:18 5 h më parë12.04.2026.
Autori
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
18:53 5 h më parë12.04.2026.
Autori
Një apartament në katin e tretë të një pallati në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët.
12:58 11 h më parë12.04.2026.
Autori
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
11:30 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
10:32 14 h më parë12.04.2026.
Autori
Një skemë e rrezikshme shpërndarjeje droge, e maskuar në formë karamelesh për të joshur të rinjtë, është goditur në Durrës.
10:19 14 h më parë12.04.2026.
Autori
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të të operacionit të koduar “Operacionalja”.
09:46 15 h më parë12.04.2026.
Autori
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
09:25 15 h më parë12.04.2026.
Autori
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
08:59 15 h më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)