Hakerat e “Homeland Justice” tjetër dëm në Shqipëri, goditet Posta Shqiptare
Grupi i hakerave “Homelande Justice” ka sulmuar një tjetër institucion shqiptar. Këtë herë në shënjestër ishte Posta Shqiptare.
21:17 18 ditë më parë25.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare vjen në një moment kur institucionet shtetërore në vend janë përballur me incidente të ngjashme, përfshirë edhe ndërhyrjen në faqen e Kuvendit të Shqipërisë nga grupi i njohur si “Homeland Justice”.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik të raportuar mbrëmjen e djeshme ndaj Postës Shqiptare, duke theksuar se situata është nën monitorim dhe se shërbimet vijojnë normalisht.
Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Demo bëri të ditur se institucionet përgjegjëse kanë nisur menjëherë verifikimet për të kuptuar shkallën e incidentit.
“Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Të gjitha shërbimet vazhdojnë normalisht. Nuk ka të dhëna që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesueshme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Ajo çfarë dua të nënvizoj është se Autoriteti Kombëtar i Luftës Kibernetike i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare. Kuptohet që jo të gjitha institucionet janë të përfshira në ombrellën e këtij institucioni, por Shqipëria është një nga vendet me avancimin më të madh në sigurinë kibernetike”, deklaroi Demo.
Grupi i hakerave “Homelande Justice” ka sulmuar një tjetër institucion shqiptar. Këtë herë në shënjestër ishte Posta Shqiptare.
21:17 18 ditë më parë25.03.2026.
Autori
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.
11:28 23 ditë më parë20.03.2026.
Autori
Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar sulmin kibernetik duke informuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Sakaq grupi "Homeland Justice" pretendon se ka akses në e-mailet e disa deputetëve shqiptarë.
18:14 33 ditë më parë10.03.2026.
AutoriSulmi kibernetik ndaj Postës Shqiptare vjen në një moment kur institucionet shtetërore në vend janë përballur me incidente të ngjashme, përfshirë edhe ndërhyrjen në faqen e Kuvendit të Shqipërisë nga grupi i njohur si “Homeland Justice”.
Grupi i hakerave ka pretenduar përmes një mesazhi në Telegram se ka depërtuar në sistemet e Postës Shqiptare dhe se disponon të dhënat e institucionit. Sipas tyre, sulmi lidhet me akuza për bashkëpunim me organizatën iraniane ‘’Muxhahedinët e Popullit’.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
19:18 3 h më parë12.04.2026.
Autori
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
18:53 4 h më parë12.04.2026.
Autori
Një apartament në katin e tretë të një pallati në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët.
12:58 10 h më parë12.04.2026.
Autori
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
11:30 11 h më parë12.04.2026.
Autori
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
10:32 12 h më parë12.04.2026.
Autori
Një skemë e rrezikshme shpërndarjeje droge, e maskuar në formë karamelesh për të joshur të rinjtë, është goditur në Durrës.
10:19 12 h më parë12.04.2026.
Autori
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të të operacionit të koduar “Operacionalja”.
09:46 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
09:25 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
08:59 14 h më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)