Vijon të jetë problematike situata e krijuar gjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura në zonën e Vlorës.
Sipas raportimeve nga burime vendore, lumi Vjosë po i afrohet pikës kritike dhe për këtë arsye ai ka dalë nga shtrati në zonën e Mifolit, ku ka përmbytur dhe tregun e gjësë së gjallë që ndodhet poshtë kësaj ure.
Autoritetet ndodhen në zonë dhe po monitorojnë situatën, ndërkohë që 12 banesa janë evakuuar nga frika e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes, duke qenë se parashikimet janë që reshjet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Një problematikë tjetër është ajo në fshatin Vajzë të Selenicës, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar rëndë rruga, duke u bërë e pakalueshme për mjete.
Gjithashtu, janë dëmtuar dhe 2 banesa, banorët e të cilave tashmë janë larguar prej tyre dhe nuk kanë lëndime.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)