Protesta e fermerëve grekë, vijon bllokimi i përkohshëm i aksit Kakavijë–Janinë

Aksi do të jetë i pakalueshëm në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës greke). Lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

13.12.2025. 10:46

Protesta e fermerëve grekë, vijon bllokimi i përkohshëm i aksit Kakavijë–Janinë

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi se, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga Policia Kufitare Greke se edhe ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në 22:00 (sipas orës greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar përkohësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët.

Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon që udhëtimet të planifikohen në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe grumbullimet e panevojshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)