Ministri i Drejtësisë i Polonisë, Valdemar Żurek, është ndëshkuar me gjobë pasi nuk i dha përparësi një këmbësoreje në një kalim për këmbësorë, teksa drejtonte automjetin e tij dhe njëkohësisht jepte një intervistë për një vlogger polak.
Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë përpara se ministri të shpallte masa më të rrepta për luftimin e shkeljeve rrugore.
Pamjet e publikuara nga intervista tregojnë momentin kur një grua përgatitet të kalojë rrugën, ndërsa automjeti i ministrit ndalon për pak çaste mbi vijat e bardha, por më pas vazhdon lëvizjen pa i dhënë përparësi.
Policia e Krakovit njoftoi se, pas analizimit të rastit, u konstatua shkelje ligjore. Ministri pranoi të heqë imunitetin dhe të paguajë gjobën, e cila arrin në 350 euro, si dhe humbjen e 15 pikëve nga leja e drejtimit.
“Asnjë nuk është mbi ligjin,” deklaroi ai për agjencinë PAP.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)