As një sezon në stol, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

U emërua në krye të skuadrës në qershor të vitit 2025, ecuria e dobët dhe humbja ndaj Newcastle i shkaktuan largimin e parakohëshëm.

11.02.2026. 14:17

As një sezon në stol, Tottenham shkarkon trajnerin Thomas Frank

Tottenham vendosi të ndryshojë trajnerin. Klubi shkarkoi Thomas Frank pas humbjes në shtëpi ndaj Newcastle. Aventurës së teknikut danez në stolin e Spurs i ka ardhur fundi vetëm nëntë muaj pas emërimit të tij.

Ai mori drejtimin e stolit në qershor të vitit 2025, por ecuria dhe rezultatet kanë qenë tejet të dobta. Aktualisht, klubi londinez renditet në vendin e 16-të në kampionat, duke qenë vetëm 5 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Paraqitja e mirë në fazën e grupit të përbashkët të Champions, ku Tottenham u rendit i katërti, nuk mjaftoi për të shpëtuar vendin e Frank.

“Klubi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pozicionin e trajnerit të ekipit të parë dhe Thomas Frank do të largohet sot. Thomas u emërua në qershor 2025 dhe ishim të vendosur t’i jepnim kohën dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar të ardhmen së bashku. Megjithatë, rezultatet dhe paraqitjet e ekipit e kanë çuar Bordin në përfundimin se në këtë fazë të sezonit është i nevojshëm një ndryshim”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Frank largohet pas një periudhe të shkurtër në krye të Spurs, ndërsa drejtuesit pritet të nisin menjëherë kërkimet për zëvendësuesin e tij. Pavarësisht milionave të shpenzuara në merkato dhe emrave të rëndësishëm që ka në skuadër, Tottenham e sheh veten në luftën për mbijetesë edhe gjatë këtij sezoni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)