Presidenti iranian: Të gatshëm për "çdo verifikim" të programit bërthamor

Teherani nuk po kërkon armë atomike, por është i gatshëm për "çdo verifikim" të programit të tij bërthamor. Kështu është shprehur vetë presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

11.02.2026. 12:55

Këtë fjalim ai e bëri gjatë 47-vjetorit të Revoluciont Islamik të Iranit. 

Sakaq, në negociatat me Shtetet e Bashkuara, Irani është gati të ofrojë garanci se nuk do të ndjekë përdorimin e armëve bërthamore dhe, në të njëjtën kohë, kërkon që pala tjetër të garantojë të drejtën e Iranit për teknologji bërthamore paqësore për prodhimin e energjisë elektrike.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi e tha këtë në një intervistë me Russia Today, të raportuar nga agjencia e lajmeve IRNA, duke shtuar se garanci të tilla janë "të realizueshme dhe të arritshme" nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët.

"Ne ende nuk kemi besim të plotë tek amerikanët", por "nuk ka zgjidhje tjetër përveç një zgjidhjeje diplomatike", shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)