Hera e gjashtë, Netanyahu i shkon Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një takim që vjen në një moment kritik për negociatat mbi programin bërthamor të Iranit dhe përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Burimi: BBC

11.02.2026. 10:25

Netanyahu pritet t’i kërkojë Trumpit një marrëveshje të fortë që të ndalë pasurimin e uraniumit dhe të kufizojë mbështetjen e Teheranit për grupet aleate si Hamasi dhe Hezbollahu. “Do t’i paraqes presidentit pikëpamjet tona mbi parimet e këtyre negociatave”, deklaroi Netanyahu para nisjes për në SHBA.

Nga ana e tij, Irani ka bërë të qartë se nuk do të pranojë kufizime pa një lehtësim të sanksioneve që kanë goditur rëndë ekonominë e vendit. Vizita e sotme shënon udhëtimin e gjashtë të Netanyahut në SHBA që nga rikthimi i Trumpit në detyrë, më shumë se çdo lider tjetër botëror.

Takimi zhvillohet në kohën kur SHBA po shton praninë ushtarake në rajon. Trump ka paralajmëruar se mund të dërgojë edhe një grup të dytë aeroplanmbajtësish, duke theksuar: “Kemi një armatë që po shkon dhe një tjetër mund të niset”.

Analistët vlerësojnë se regjimi iranian ndodhet në një pozicion më të dobët pas protestave masive dhe fushatës ajrore 12-ditore të vitit të kaluar. “Irani është në mbrojtje, ndërsa SHBA dhe Izraeli ndihen se kanë avantazhin”, thonë ekspertët.

Ndërkohë, vizita zhvillohet paralelisht me përpjekjet për zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, një proces që mbetet i brishtë dhe i pasigurt.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)