Procesi gjyqësor i Erion Veliaj-t, kundër prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, do të vijojë më 3 prill. Në atë datë pritet të shqyrtohet padia e ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës për emërimin e Dados.
Veliaj pretendon se emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se ai nuk i plotësonte kriteret e kërkuara për këtë pozicion. Mbrojtja e Veliajt ka theksuar se gjatë seancave ka pasur komente dhe tallje në sallë, që sipas tyre kanë cenuar të drejtën për mbrojtje të ligjshme.
Kjo çështje merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se ka kaluar një vit nga arrestimi i Veliajt, më saktësisht prej 10 shkurtit të vitit 2025. Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në nëntë raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Në dosje përfshihen edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Edhe ajo akuzohet për mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Pjesë e procesit është edhe ish-deputetja Klotilda Bushka, për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Mbrojtja e Veliajt ka denoncuar se gjatë procedurave ka pasur sulme dhe presione ndaj avokatëve, duke cenuar të drejtën e kryebashkiakut për një mbrojtje të drejtë ligjore. Seanca e 3 prillit do të jetë vendimtare për padinë e ngritur ndaj prokurorit Dado.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)