Kriza ekonomike dhe situata e vështirë politike në rang global ka prekur edhe një prej kompanive më të mëdha në botë. Gjiganti holandez i birrës, Heineken ka njoftuar se do të shkurtojë deri në 6 mijë vende pune në dy vitet e ardhshme, për shkak të asaj që e ka cilësuar si “kushte të vështira të tregut”.
Kompania bëri të ditur se do të përshpejtojë rritjen e produktivitetit në shkallë të gjerë, me qëllim arritjen e kursimeve të konsiderueshme, duke reduktuar nga 5 mijë deri në 6 mijë vende pune gjatë 24 muajve të ardhshme.
“Ne mbetemi të kujdesshëm në parashikimet tona afatshkurtra për kushtet e tregut të birrës”, deklaroi në një komunikatë zyrtare drejtori ekzekutiv, Dolf van den Brink. Ai muajin e kaluar kishte befasuar kompaninë duke njoftuar largimin e tij nga posti, pas gati gjashtë viteve në krye.
Në janar, van den Brink kishte pranuar se kishte drejtuar kompaninë “nëpër një periudhë turbulencash ekonomike dhe politike”, duke theksuar sfidat me të cilat është përballur industria globale e pijeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)