Një gol spektakolar i shënuar në kampionatin maroken po bën xhiron e botës dhe konsiderohet me 99.9% si fituesi i ardhshëm i çmimit prestigjioz “Puskás 2026”. Episodi ndodhi në javën e 12-të të kampionatit, në përballjen mes kryesuesve të tabelës MAS Fez dhe gjigantëve Wydad Casablanca.
Ndeshja ishte e bllokuar në rezultatin 0-0 për 80 minuta, deri në momentin kur mbrojtësi Driss El-Jabli, i Maghreb Fez realizoi një veprim të pabesueshëm teknik. I gjendur pranë zonës, vetëm 10 minuta para fundit të takimit, El-Jabli vendosi të godasë topin me një “rabona”. Sfera përfundoi në mënyrë perfekte poshtë trekëndëshit, pa i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar të reagonte.
Fakti se si një mbrojtës qendre guxon të tentojë një veprim të tillë, në minutat e fundit të një ndeshjeje të tensionuar dhe kur rezultati ishte në shifra të barabarta mbetet mister. Por, njëkohësisht është një dëshmi e pastër e gjenialitetit dhe fantazisë në futboll. Sipas shumë tifozëve dhe analistëve, ky gol është një nga më të bukurit e viteve të fundit dhe nëse nuk fiton çmimin Puskás, atëherë do të ishte një “vjedhje” e vërtetë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)