“Rama hodhi në kosh kërkesën për arrestimin e Ballukut”, Berisha: Pensionistët mezi blejnë 2kg domate
Sipas kreut të PD-së, situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale.
Akuzat e forta të Sali Berishës ndaj kryeministrit Edi Rama vijuan gjatë mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve. Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se ai ka refuzuar të veprojë ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, pasi sipas tij, hetimet do të çonin drejt kryeministrit. Berisha theksoi se opozita duhet të qëndrojë e vëmendshme dhe aktive në çdo moment.
“Pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas dokumentimit se AKSHI është kopshti privat dhe gropa e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi në një akt të pashembullt t’i mbyllë dyert drejtësisë. Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut duke qenë i bindur se do të ishte direkt radha e tij. Kjo sepse dosja ‘Balluku’, mbi 60% ishte vetë dosja ‘Rama’”, tha Berisha.
Ai deklaroi se situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale. “Uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi: uji fle, opozita nuk fle. Po fjeti, e merr lumi”, u shpreh kryetari i PD-së.
Foto: Facebook/Sali Berisha
Akuzat vijuan edhe rreth qeverisjes së tij me korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik. Berisha kritikoi deklaratat e Ramës mbi rritjen ekonomike, duke pretenduar se treguesit makroekonomikë nuk pasqyrojnë realitetin e qytetarëve. Sipas tij, shqiptarët po përballen me varfëri të thelluar, ndërsa përfitimet nga fondet publike shkojnë tek një grup i vogël personash të lidhur me qeverinë.
“Rama thotë s’ka korrupsion se u rrit GDP, por pensionistët mezi blejnë dy kile domate,” u shpreh Berisha. “Gjendja e shqiptarëve përkeqësohet nga muaji në muaj, mashtrues ordiner i paskrupullt, kalon nga celulat e partisë së krimit, nga organizata te tjetra, absolutisht me një zinxhir të pafund mashtrimesh. Shet mashtrime dhe injorancë, ndërkohë që rreziku për varfërinë po prek gati gjysmën e popullatës. Këto ditë u thotë shqiptarëve se nuk ka mundësi të ketë korrupsion. Po, po rritet GDP-ja, por kunatolli i Lindës së Surrelit nga kjo rritje merr 75 milionë dollarë pa bërë asgjë, për inteligjencën artificiale. Kurse ti o pensionist, nga kjo rritje merr 8 euro. Kjo është rritja”, shtoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Fillimisht kontaktet mes palëve janë zhvilluar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve, por më pas janë shndërruar në bisedime të drejtpërdrejta trepalëshe.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në verën e vitit 2025.
Në të njëjtën deklaratë, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij.
Sipas burimeve hetimore, dy bashkëpunëtorët kanë rrëfyer episode të reja mbi funksionimin e grupit dhe rolet e anëtarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti.
Kreu i demokratëve vlerësoi vendimin e qytetarëve hungarezë, që votuan masivisht për alternativën e re politike, duke nxjerrë në opozitë partinë e cila qëndroi për 16 vite në pushtet.
Sipas kreut të qeverisë, shëtitorja e re pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin bregdetar, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e turizmit.
Komente (0)